Kushte më të mira jetese, më shumë vende të reja pune dhe rikthim i njerëzve të rinj – për këtë votojnë sot shumica e banorëve të vendbanimeve të vogla të Bullgarisë. Në mbi gjysmën e bashkive të qarkut Kërxhali (Bullgari Jugore) ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, tregojnë të dhënat e komisioneve zgjedhore bashkiake në rajon, informoi BNR – Radio Kërxhali. Një prej tyre është fshati Pripek. Për shkak të mungesës së punës shumica e njerëzve të rinj janë larguar. “Gratë mund të punojnë në një punishte në qytetin e afërt Xhebel, por për burrat nuk ka punë – komentojnë vendasit. – Duhet të hapen vende të reja pune për të rinjtë, përndryshe fshati do të zbrazet krejtësisht”.
Në fshatin e qarkut të Kërxhalit Drangovo gjendja është e njëjtë. “Është e trishtueshme, por tashmë pothuajse nuk ka njerëz të rinj. Të gjithë nisen për në qytetet e mëdha, ose jashtë vendit”, na tregoi Cvetana Topçieva, mësuese fëmijësh në Drangovo. Ajo qetësohet me faktin se ende nuk janë mbyllur shkolla dhe kopshti i fëmijëve për shkak të mungesës së fëmijëve.
Për zgjedhjet interesohen si njerëzit në Drangovo dhe Pripek, ashtu dhe ata në fshatrat e tjera të rajonit të Kërxhalit. Zgjedhësit shpresojnë që kryebashkiakët e rinj të punojnë në sinkron, që të mos ikin njerëzit dhe jeta të përmirësohet, të riparohet infrastruktura rrugore dhe ujësjellësit e vjetër.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..