Lundrimi nëpër Danub në pjesën bullgare të lumit është vështirësuar fortë për shkak të nivelit të ulët, njoftuan nga Drejtoria “Mbikëqyrja Lumore-Ruse”. Më kritike është gjendja tek ishulli Belene. Aty lëvizja e anijeve është kufizuar, sepse anijet kanë nevojë për thellësi të paktën 1,8 metra. Tek Belene ku thellësia e lumit është 2 metra janë grumbulluar rreth 80 anije. Autoritetet apelojnë që të respektohen kufizimet e caktuara, sepse shkeljet kanë çuar deri në ngecjen e përkohshme të anijeve lundruese dhe bllokimin e rrugës për lundrim. Prognoza për 2 ditët e ardhshme është për ulje të nivelit me akoma 9 centimetra.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..