Qeveria ndryshoi rregulloren për lëshimin e dokumenteve personale bullgare. Aplikimet për kartat e identitetit tashmë mund të paraqiten në rrugë elektronike në Ministrinë e Punëve të Brendshme pa nënshkrim elektronik. Ulen afatet për lëshimin e pasaportës në se aplikimi paraqitet në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Bullgarisë jashtë vendit. Parashikohet mundësi për marrje personale të dokumenteve bullgare jashtë shtetit nëpërmjet një furnizuesi të licencuar të shërbimeve postare ose të korrierit. Thjeshtësohet procedura e dhënies së pasaportës së përkohshme nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..