Lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov u zgjodh zëvendës kryetar i Kuvendit Popullor. “Pro” votuan 118 deputetë, “kundër” – 6, dhe po aq u abstenuan. Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri nuk u përfshi në debat dhe në votim sepse doli nga salla plenare. Deputeti Pavell Shopov nga Partia “Ataka” komentoi, se me këtë zgjedhje partia GERB kënaq Frontin Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe VMRO-në. Ai rikujtoi protestat kombëtare kundër Simeonovit vitin e kaluar, të cilat u bënë shkak për rrëzimin e tij nga posti i zëvendëskryeministrit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..