Forumi “Si të jemi të pavarur sa i përket sigurimit të energjisë?”, i cili po zhvillohet në Sofje diskuton praktikat e mira evropiane për prodhim të decentralizuar të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme dhe Paketën “Energjia e Pastër për të Gjithë Evropianët”. Ngjarja është organizuar nga Zyra e Parlamentit Evropian dhe organizata joqeveritare “Greenpeace” në Bullgari. Paketa është miratuar nga BE-ja gjatë vitit 2018 bashkë me direktivën e rishqyrtuar për energjinë e fituar nga burimet e ripërtëritshme. Legjislacioni evropian jo vetëm se e njoh rolin e njerëzve, por u jep atyre të drejtën të prodhojnë, të konsumojnë, të shesin dhe të akumulojnë energji të ripërtëritshme. Shteti ynë gjithashtu dëshiron t’i përshpejtojë këto procese. Qëllimi i forumit është që të diskutohen hapat e mëtejshme për bashkimin e më shumë konsumatorëve në këtë proces.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..