Marrëveshje kornizë për bashkëpunim strategjik nënshkruan në Uashington Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministri Bojko Borisov. Sferat që i mbulon dokumenti janë ekonomia, teknologjitë IT, arsimi, mbrojtja, liria e mediave dhe epërsia e ligjit, tha Kryeministri Borisov në intervistë për BNR pas takimit të tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Pavarësisht se nuk ishte shpallur paraprakisht ndër temat e takimit, Borisovi shpjegoi se heqja e vizave për shtetasit bullgarë që udhëtojnë në Amerikë, është prekur gjatë bisedimeve. Pa angazhuar me afate konkrete Borisovi shprehu bindjen e tij se vizat për bullgarët do të hiqen.
Trump e ka miratuar ambicien e Bullgarisë që të bëhet qendër shpërndarëse të gazit në rajon. Kryeministri tha se akoma gjatë kësaj jave ekspertë amerikanë do të shqyrtojnë mundësitë për investime në projektin “Belene” dhe në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Për “ Belene” po diskutohen mundësitë për import të pajisjes amerikane dhe lënës djegëse të prodhuar në SHBA.
Nga deklaratat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Bullgarisë në lidhje me marrëveshjen kornizë bëhet e qartë se SHBA-ja kanë ndërmend të përkrahin Bullgarinë në veprimet e saj të lidhura me kundërvënien e korrupsionit, i cili pengon rritjen ekonomike të vendit dhe është në dëm të besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. Kjo do të bëhet nëpërmjet bashkëpunimit aktiv policor dhe gjyqësor dhe ofrimit të ndihmës teknike dhe trajnimit. Këto përpjekje do të qëllojnë parandalimin e korrupsionit në pushtet, kriminalitetit të organizuar transkombëtar dhe krimeve financiare në Bullgari. SHBA-ja dhe Bullgaria gjithashtu do të jenë partnere në mbrojtjen e lirisë së mediave.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..