Çdonjëri ka të drejtën të kërkojë trase alternative, ne kërkojmë një diversifikim alternativ, tha kryeministri Bojko Borisov në përgjigje të akuzave të drejtuara nga ana e presidentit rus Vladimir Putin, se Bullgaria po e vonon ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Ka njerëz, të cilëve nuk u pëlqen se Bullgaria është një aleate korrekte e NATO-s. Nuk dua të hyj në bisedë se çfarë ka thënë presidenti Putin. Kemi garanci nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara se Bullgaria do të jetë një shpërndarëse e gazit. Nuk besoj se serbët do të ndërtojnë më shpejt pjesën e tyre nga “Rryma Jugore”. Në Bullgari nuk ka vonim. Vendi ynë po i respekton të gjitha kërkesat dhe procedurat e Bashkimit Evropian, në ndryshim nga vendet si Serbia, Rusia ose Turqia. Informacioni i presidentit Putin mbase është i vjetër, sepse në vend po ndërtohet aktivisht “Rryma Turke” me nga 4-5 kilometra në ditë, tha Borisovi.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..