Mbi 100 tonë mish pule i kontaminuar me salmonelë nga Polonia kanë ardhur në tregun tonë, pohojnë nga Agjencia e Ushqimeve. Një pjesë prej këtij mishi është konfiskuar dhe nuk ka të dhëna për konsumatorë të prekur nga sëmundja.
Doktoresha Kremena Stoeva nga Agjencia e Ushqimeve deklaroi se Bullgaria tashmë ka marrë 16 notifikime të lidhura me mishin e infektuar polonez, por nuk tha konkretisht kur ka ardhur informacioni i parë për të nga Sistemi Evropian për Reagim të Shpejtë.
Ky nuk është rasti i parë i tillë. Gjatë vitit 2016 në lidhje me sanksionet evropiane kundër Rusisë dhe me problemet me shitjen e produkteve polake, në tregun bullgar shiteshin me çmim shumë të ulët molla për konsum të freskët, të ruajtura në frigorifer 11 muaj.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..