Pas shumë vitesh të angazhimit politik dhe të dëshpërimeve bullgarët distancohen nga partitë dhe projektet e mëdha shoqërore, tregon një studim i “Alpha Research”. Në fund të vitit 2019 shkaqet për bilancin pozitiv dhe shpresat vijnë kryesisht nga jeta familjare dhe profesionale. 93 për qind, ose me 12 për qind më shumë nga viti 2018, prej bullgarëve të anketuar thonë se e ndiejnë përkrahjen e familjes dhe të të afërmve të tyre. 68 për qind kanë qëllim për të pasur më shumë kohë për vetveten dhe familjen dhe të angazhohen më pak në jetën profesionale dhe shoqërore. Tetë nga gjithsej dhjetë punonjës është i kënaqur për punën e vet. Dy herë më shumë – 33 për qind, mendojnë se viti 2019 që po shkon ka qenë i mirë për ta. Për 14 për qind ai ka qenë i keq, ndërsa për 53 për qind ka qenë pa ndryshim. 55 për qind prej bullgarëve presin që viti 2020 të jetë më i mirë për ta dhe vetëm 9 për qind mendojnë se do të jetë më i keq.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..