Në vigjilje të Krishtlindjeve në treg u përhap libri “Bullgaria e dytë”, libër ky i cili paraqet jetën e emigrantit bullgar nëpërmjet historive personale të 50 bashkatdhetarëve tanë që banojnë në pika të ndryshme të botës. Autorja e librit është gazetarja Milena Dimitrova. “Këta njerëz nuk ikin nga e mira, por sikurse Bullgaria nuk i dëgjon, ose nuk ka përfytyrim të qartë se çfarë shkaktoi ky fluks i madh emigrantësh – milionë njerëz të mos jenë atje, ku kanë lindur, të shkëputen nga rrënjat e veta”, na tregoi autorja në një intervistë për BNR. Sipas saj ka nevojë që marrëdhëniet midis bullgarëve në botë dhe bullgarëve në vend, si dhe ato mes emigrantëve dhe shtetit të bëhen më adekuate, të matura dhe të sinqerta. Sipas të dhënave statistikore nga 2 deri në 3 mln bullgarë janë larguar nga Bullgaria pas ndryshimeve në vitin 1989.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..