Një i burgosur nga Burgu në qytetin Stara Zagora i cili deshi anonimitet punoi 100 kartolina për një azil në pushimoren Banja Minerale të qytetit Stara Zagora. Kartolinat u punuan prej letre të ricikluar.
Art klubi që ekziston pranë burgut frekuentohet nga disa dhjetëra veta. “Arti është një nga mundësitë që njerëzit e burgosur të përballojnë stresin dhe emocionet negative” është e bindur Radost Najdenova, shefe e sektorit “Veprimtari sociale dhe edukuese” pranë burgut. Prandaj organizohen nisma si “Burgu kërkon talent”, mësohen valle popullore etj.Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..