Artisti Samuell Finci do të drejtojë ceremoninë e dorëzimit të çmimeve të Festivalit të 70-të Ndërkombëtar të Filmave në Berlin “Berlinale 2020”. Vet drejtoresha ekzekutive Mariet Risenbeek shprehu kënaqësi se pikërisht Finci u zgjodh drejtues, sepse “aftësitë e tij për improvizim janë një premisë për sukses”.
Samuell Finci është bir i artistit të njohur bullgar Icko Finci. Samuell nisi karrierën që kur ndiqte studimet në Akademinë e Arteve Teatrore në Sofje. Në vitin 1989 u transferua të jetojë dhe të punojë në Gjermani. Zgjedhja e bullgarit arsyetohet me “pjesëmarrjen e tij në të gjitha skenat gjermanisht folëse dhe në shumë skena evropiane”. Sipas njoftimit Samuell Finci është një nga artistët më të kërkuar në teatër dhe në kinema në botën gjermanisht folëse. “Si evropian për mua është një nder i madh të jem pjesë e njërit prej festivaleve më të mëdha të filmave në botë”, tha pas zgjedhjes Finci.Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..