Artisti Samuell Finci do të drejtojë ceremoninë e dorëzimit të çmimeve të Festivalit të 70-të Ndërkombëtar të Filmave në Berlin “Berlinale 2020”. Vet drejtoresha ekzekutive Mariet Risenbeek shprehu kënaqësi se pikërisht Finci u zgjodh drejtues, sepse “aftësitë e tij për improvizim janë një premisë për sukses”.
Samuell Finci është bir i artistit të njohur bullgar Icko Finci. Samuell nisi karrierën që kur ndiqte studimet në Akademinë e Arteve Teatrore në Sofje. Në vitin 1989 u transferua të jetojë dhe të punojë në Gjermani. Zgjedhja e bullgarit arsyetohet me “pjesëmarrjen e tij në të gjitha skenat gjermanisht folëse dhe në shumë skena evropiane”. Sipas njoftimit Samuell Finci është një nga artistët më të kërkuar në teatër dhe në kinema në botën gjermanisht folëse. “Si evropian për mua është një nder i madh të jem pjesë e njërit prej festivaleve më të mëdha të filmave në botë”, tha pas zgjedhjes Finci.Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..
Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..
Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..