Artisti Samuell Finci do të drejtojë ceremoninë e dorëzimit të çmimeve të Festivalit të 70-të Ndërkombëtar të Filmave në Berlin “Berlinale 2020”. Vet drejtoresha ekzekutive Mariet Risenbeek shprehu kënaqësi se pikërisht Finci u zgjodh drejtues, sepse “aftësitë e tij për improvizim janë një premisë për sukses”.
Samuell Finci është bir i artistit të njohur bullgar Icko Finci. Samuell nisi karrierën që kur ndiqte studimet në Akademinë e Arteve Teatrore në Sofje. Në vitin 1989 u transferua të jetojë dhe të punojë në Gjermani. Zgjedhja e bullgarit arsyetohet me “pjesëmarrjen e tij në të gjitha skenat gjermanisht folëse dhe në shumë skena evropiane”. Sipas njoftimit Samuell Finci është një nga artistët më të kërkuar në teatër dhe në kinema në botën gjermanisht folëse. “Si evropian për mua është një nder i madh të jem pjesë e njërit prej festivaleve më të mëdha të filmave në botë”, tha pas zgjedhjes Finci.Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për gjuhën bullgare. Luiza tregon se në universitet ka studiuar gjuhën dhe kulturën frënge, por i..
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..