Artisti Samuell Finci do të drejtojë ceremoninë e dorëzimit të çmimeve të Festivalit të 70-të Ndërkombëtar të Filmave në Berlin “Berlinale 2020”. Vet drejtoresha ekzekutive Mariet Risenbeek shprehu kënaqësi se pikërisht Finci u zgjodh drejtues, sepse “aftësitë e tij për improvizim janë një premisë për sukses”.
Samuell Finci është bir i artistit të njohur bullgar Icko Finci. Samuell nisi karrierën që kur ndiqte studimet në Akademinë e Arteve Teatrore në Sofje. Në vitin 1989 u transferua të jetojë dhe të punojë në Gjermani. Zgjedhja e bullgarit arsyetohet me “pjesëmarrjen e tij në të gjitha skenat gjermanisht folëse dhe në shumë skena evropiane”. Sipas njoftimit Samuell Finci është një nga artistët më të kërkuar në teatër dhe në kinema në botën gjermanisht folëse. “Si evropian për mua është një nder i madh të jem pjesë e njërit prej festivaleve më të mëdha të filmave në botë”, tha pas zgjedhjes Finci.Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..