Për shkak të regjimit të ujit në qytetin Pernik nuk do ë zhvillohet Festivali tradicional Ndërkombëtar “Surva”. Këtë e njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit Stanisllav Vlladimirov. Më 7 janar ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev dhe kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë docent Angell Kunçev vizituan qytetin. Qëndrimi kategorik i autoriteteve shëndetësore është se për shkak të mungesës së ujit dhe rrezikut nga infeksione është më mirë që festivali të shtyhet. Nga Inspektorati Rajonal Shëndetësor gjithashtu shpallen kundër organizimit të festivalit “Surva 2020”. Një situatë e tillë është tepër e rrezikshme për shëndetin e njerëzve prandaj morëm këtë vendim të rëndë komentoi kryetari i bashkisë së qytetit. Edicioni i sivjetshëm i Festivalit shpallur nga UNESKO-ja trashëgimi kulturore jokalimtare botërore duhet të zhvillohej nga 24 deri më 26 janar të këtij viti.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..