Bullgaria negocion për ndërtimin e uzinës së kompanisë automobilistike “Tesla”, tha ministri i ekonomisë Emill Karanikollov para gazetës “24 orë”. Shteti bullgar ka dy qëllime – të organizojë prodhimin e automjeteve elektrike dhe prodhimin e baterive për to.
Me “Tesla” mund të fillojmë dhe prodhimin e pjesëve të këmbimit për automjetet, shpjegoi Ministri. Sipas Karanikollovit akoma kemi shpresë se “Wolksvagen” mund të vijë në Bullgari me një investim të madh, sepse kompania gjermane akoma nuk ka shpallur vendimin e saj përfundimtar. Gjermanët e zgjodhën Turqinë për këtë projekt të madh, por planet e tyre u pezulluan për shkak të veprimeve luftarake të Ankarasë në Siri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..