Në një takim në Sofje Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe evroaziatike Matthew Palmer konstatuan thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në kuadrin e NATO-s dhe në marrëdhëniet me BE-në. U theksua se partneriteti me SHBA-në në fushën e energjetikës ka potencial për të rritur sigurinë energjetike të Bullgarisë, përfshi këtu diversifikimin e burimeve dhe itinerareve të furnizimeve të gazit. U shqyrtua gjithashtu integrimi evropian dhe evroatlantik i Ballkanit Perëndimor. Borisov nguli këmbë se “NATO-ja dhe BE-ja duhet të bashkëpunojnë ngushtë për bashkëpunimin më të mirë në komunikimin e tyre me vendet nga regjioni.”
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..