Bullgaria mund të sanksionohet nga institucionet evropiane me gjoba për mbi 500 miliona euro për shkak të menaxhimit të keq të mbetjeve në vendin tonë. Këtë e njoftoi në intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputetja nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe ish-ministrja e ekologjisë Iskra Mihajllova, duke komentuar rastin me mbetjet e gjetura në portin e Varnës, të importuara nga Italia.
Importi i mbetjeve në Bullgaria ka tejkaluar kapacitetin e kompanive për përpunimin e plehrave dhe kjo është për shkak të mungesë së kontrollit adekuat, shpjegoi deputetja nga Parlamenti Evropian.
Ajo sqaroi se gjatë viteve 2013-2014 Bullgaria ka pasur probleme me shfrytëzimin e mbetjeve. Në lidhje me ekzistencën e depove të paligjshme, kundër saj është nisur procedurë penale nga ana e Komisionit Evropian, kurse në territorin e vendit tonë vazhdojnë të ekzistojnë depo të tilla.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..