Në 7 bashki bullgare pagat janë më të larta se sa në kryeqytet, tregon një anketim i Institutit të Ekonomisë së Tregut. Megjithëqë Sofja është lidere ekonomike, paga mesatare në kryeqytet është 795 euro, përderisa në bashkitë e qyteteve Kozlloduj 817 euro, Radnevo – 976 euro, Pirdop – 916 euro, Devnja – 857 euro, Gëllëbovo – 817 euro, Suvorovo – 806 euro. Ato janë bashki të vogla ku janë të përqendruara ndërmarrje të energjisë dhe të përpunimit dhe miniera. Diferenca në përmasën e pagave mujore në bashkitë e ndryshe është 4 herë. Në fund të klasifikimit janë bashkitë e vendbanimeve Kovaçevica dhe Koçerinovo, me rrogë të mesme mujore 248 euro. Në 27 bashki papunësia është nën 4 për qind, përderisa në Sofje është nën 2 për qind. Më se 120 mijë ndërmarrje janë të përqendruara në kryeqytet.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..