Një nga yjet e shkollës së primas operistike bullgare Rajna Kabaivanska, sopranoja e njohur botërisht Maria Agresta u nominua për çmimet ndërkombëtare operistike për vitin 2020 (International Opera Awards) në kategorinë “Këngëtarë më të mirë”.
Pasi mbaroi Konservatorin në Salerno, Agresta përsosi mënyrën e vet të këndimit nën udhëheqjen e këngëtares Rajna Kabaivanska në Institutin Muzikor Veki-Toneli në Modena dhe në klasat e mjeshtërve në Universitetin e Ri Bullgar. Karriera e saj operistike filloi në vitin 2010 në skenën e Operës së Sofjes dhe të Teatros Komunale në Modena ku u shfaq bashkë me nxënës të tjerë të këngëtares bullgare Rajna Kabaivanska. Maria Agresta ka kënduar në skenat e teatrove më prestigjioze në botë me partnerë të tillë si Plácido Domingo, Jonas Kaufmann, Roberto Alagna, Francesco Demuro, Andrea Care.
Ceremonia e dorëzimit të dekoratave më prestigjioze operistike botërore do të jetë më 4 maj në Sadler's Wells Theatre, në Londër.
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”