Të gjitha qendrat e hematologjisë së transfuzionit në Bullgari alarmojnë për uljen e numrit të dhuruesve të gjakut. Vetëm në Sofje për periudhën nga 1 deri më 15 mars numri i dhuruesve të gjakut ishte 1138 veta. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kur ata ishin 1739 veta, shënohet ulje me afro 600 veta. Kjo kufizon mundësitë për mbushjen e depove të gjakut dhe të përbërësve të gjakut që janë të domosdoshme në vendin tonë.
Studimet shkencore botërore nuk dëshmojnë për ngjitjen e koronaviruseve nëpërmjet transfuzionit. Kështu që ata që dëshirojnë mund të dhurojnë gjakun pa kjo të kërcënojë shëndetin e tyre.
Qendrat e transfuzionit në vend bëjnë skriningun e dhuruesve të gjakut dhe nuk lejojnë që persona me infeksione të frymëmarrjes të dhurojnë gjak.
Çdo ditë për gjak ose përbërës gjaku kanë nevojë pacientët e klinikave të onkohematologjisë, neurokirurgjisë, kardiokirurgjisë, obstetrikës dhe gjinekologjisë e kështu me radhë. Një pjesë e madhe e intervencioneve kirurgjike gjithashtu kërkon transfuzionin e gjakut.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..