Kompania ajrore Wizz Air bëri të ditur se nga data 25 mars ndalon të gjitha fluturimet deri në Varna. Masa është në fuqi deri në 1 maj 2020. Qëllimi është kufizimi i pandemisë COVID-19. Pasagjerët që tashmë kanë fluturime të rezervuara do të informohen automatikisht me anë të postës elektronike, në qoftë se i kanë bërë rezervimet e direkt në wizzair.com. Në WIZZ akauntin e këtyre klientëve do të transferohet shuma e paguar për biletat e tyre, plus 20 për qind më shumë. Shuma mund të përdoret gjatë 24 muajve në vijim për blerjen e produkteve dhe shërbimeve të Wizz Air. Po të dëshirojnë pasagjerët e prekur mund të marrin tërë shumën, por ky operacion do të kërkojë më shumë kohë. Ata do të informohen në një mesazh tjetër në postën elektronike se çfarë hapash duhet të bëjnë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..