Ministrat e punëve të jashtme dhe të çështjeve evropiane të shteteve anëtare të BE-së vendosën të hapin negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Shqipërinë në dritën e avancimit të të dy shteteve dhe të plotësimit të rekomandimeve në raportet e ndërmjetme të BE-së.
Ministrat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme kuvenduan nëpërmjet një video lidhjeje, prandaj vendimi do të formulohet më 25 mars, njoftoi Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme.
Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është prioritet i politikës së jashtme të qeverisë bullgare që prej kohe, sepse nuk është e mundshme që Bullgaria të jetë një shtet prosperues, në se fqinjët e saj nuk avancojnë, thekson Ministria e Jashtme.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..