Deri në 12 prill zgjatet ndaesa e fluturimeve ndërkombëtare nga Kina, Koreja e Jugut, Irani, Italia dhe Spanja drejt Bullgarisë, bëri të ditur Ministria e Transportit. Në rast domosdoshmërie do të ketë fluturime deri në Itali dhe Spanjë, për transportimin e shtetasve bullgarë drejt Bullgarisë. Të gjithë bullgarët dhe të huajit që mbërrijnë në vend vendosen në një karantinë 14 ditore, thuhet në urdhër. Nuk ka kufizime për fluturimet me qëllim transportim mallrash, përfshi këtu dhe postën e zakonshme, kurset shtetërore, fluturimet humanitare dhe mjekësore, si dhe fluturimet për shkaqe teknike në aeroportet bullgare. Zgjatet deri në 12 prill edhe ndalesa e lëvizjes së trenave ndërkombëtarë të pasagjerëve drejt Turqisë, Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë. Nuk ka kufizime për transportin hekurudhor të mallrave.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..