Në një letër Prokurori i SHBA-së William Barr përshëndeti udhëheqësin e Komisionit bullgar Kundër Korrupsionit Sotir Cacarov dhe uroi punë të mbarë pas zgjedhjes së tij për Kryetar të Komisionit për Sekuestrimin e Pasurive të Fituara në Mënyrë të Paligjshme .
Barr deklaroi se “Bullgaria vazhdon të bëjë hapa të konsiderueshme në luftimin e korrupsionit dhe në forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe unë jam i bindur se përkushtimi juaj në punë në favor të shtetit dhe sundimit të ligjit do të vazhdojë dhe në postin e ri.”
Partneriteti i afërt ndërmjet SHBA-së dhe Bullgarisë do të vazhdojë dhe në mandatin e prokurorit të ri të përgjithshëm Ivan Geshev, shtoi Barr.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..