Më 5 maj mbushen 180 vjet nga lindja e Ekzarkut Josif – ekzarku i parë bullgar pas Çlirimit të Bullgarisë i cili qëndroi në krye të Kishës Ortodokse Bullgare në vazhdim të 38 viteve. Ai lindi më 5 maj të vitit 1840 në qytetin Kallofer me emrin laik Llazar Jovçev. Mbaroi arsimin në Stamboll dhe vazhdoi studimet e letërsisë dhe drejtësisë në Universitetin e Parisit Sorbonne. Në vitin 1872 u shugurua murg me emrin Josif. Në vitin 1877 kur filloi Lufta çlirimtare Ruso Turke u zgjodh ekzark i Bullgarisë.
Ekzarku Josif I inauguroi një Seminar në Stamboll, bënte përpjekje për ndërtimin e kishave, për krijimin e shkollave, për përcjelljen e të rinjve të talentuar për të mësuar jashtë shtetit. Në vitin 1902 u zgjodh anëtar nderi i Shoqatës Letrare Bullgare, e cila më vonë u shndërrua në Akademinë e Shkencave Bullgare.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..