Partitë në pushtet nuk arritën marrëveshje për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në sektorët e turizmit dhe restoranteve. Sipas partisë më të madhe në koalicion nuk ka arsye për uljen e TVSH-së në kushtet e krizës, sepse buxheti nuk mund të përballojë atë.
“Ne kemi premtuar para zgjedhjeve se nuk do të ndryshojmë tatimet”, tha Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev.
“Në programin e qeverisë nuk ishte parashikuar dhe koronavirusi”, ishte argumenti i zëvendësministrit tjetër nga partia VMRO Krasimir Karakaçanov. Ai tha se në se opinioni i specialistëve nuk është pozitiv, masa nuk do të pranohet.
Opozita e së majtës (Partia Socialiste Bullagre) gjithashtu propozoi uljen e TVSH-së – për ushqimet dhe medikamentet.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..