Testet e reja pozitive me Covid-19 janë 10 dhe me ta numri i të infektuarve arriti 2443 veta. Këtë e njoftoi docenti Angell Kunçev nga Shtabi Operativ Kombëtar më 26 maj në mëngjes. Rritja është me 0.2 për qind mbi bazë të 295 të testuarve gjatë 24 orëve të fundit. 4 nga të infektuarit u pranuan në spitale, 6 vetat e tjera mjekohen në shtëpi. 2 prej rasteve të reja janë të fëmijëve – 4 vjeç dhe 13 vjeç. Nga të gjitha rastet pozitive burrat përbëjnë 49 për qind, ndërsa gratë – 51 për qind. Më i riu me koronavirus të zbuluar është një bebe në dy muaj, ndërsa më i moshuari një njeri 95 vjeç. Nuk ka raste të reja të të infektuarve ndër personelin mjekësor. Numri i të shëruarve arriti 880. Nuk ka të vdekur brenda këtyre 24 orëve.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..