17 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat pas testimit të 1557 vetave.
Numri total i të infektuarve me koronavirus deri tani është 2460, tha doc. Dimo Dimov, sekretar i Shtabit Operativ Kombëtar. Janë hospitalizuar 217 pacientë, 22 prej të cilëve janë në reparte intensive. Nuk ka persona të infektuar nën moshën 18 vjeçe. Ndër rastet e reja ka një punonjës mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 pacientë. Bashkë me ta numri i të shëruarve që nga fillimi i krizës shkoi në 912.
Tri gra të moshës mbi 70 vjeçe me sëmundje shoqëruese dhe koronavirus të diagnostikuar kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..