Më 3 korrik hapet stina verore në vendpushimin Pamporovo në malin Rodope. Programi veror i vendpushimit ka qëllim për të bërë njerëzit për të lëvizur sa më shumë, të merren me sport dhe të jenë ndër natyrën malore, si një prevencë kryesore kundër viruseve.
Në ditën e hapjes së stinës do të punojë falas parku “Jazovira”, i cili u bë atraksion i dashur veror në pushimore. Do të hap dyer edhe “Vellopark Pamporovo” – parku më i madh i specializuar për çiklizëm malor në Bullgari dhe në Ballkan. Qendra vendase turistike ka përgatitur shëtitje turistike deri në majat Murgavec dhe Snezhanka, Liqenet e Smoljanit, Observatorin e Rozhenit etj.
Në fillim të korrikut do të hapen shumica e hoteleve të mëdha në Pamporovo.
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..
Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..