Teodor Ushev fitoi çmimin “Kristal” për filmin e vet me metrazh të shkurtër “Fizika e Trishtimit”, bëri të ditur sajti i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Vizatimor në Annecy.
“Në çdo një profesion ka një dekoratë, apo arritje, e cila shënon kulmin. Alpinistët kanë majat e tyre, shkrimtarët, matematikët, fizikanët e kanë çmimin Nobel, gazetarët – Pulitzer e kështu me radhë. Në artin tim, në filmat e animuar, çmimi më i madh është ai i festivalit në Annecy, Kristali i Annecy. Ky është Everesti ynë. Ju faleminderit!”
Këtë e shkroi në Fcebook Teodor Ushev, duke informuar se filmi I tij ka marrë dhe çmimin e Federatës Ndërkombëtare të Shtypit Kinematografik FIPRESCI.
Ju kujtojmë se mund të lexoni romanin e shkrimtarit Georgi Gospodinov të përkthyer në gjuhën shqipe nga Milena Selimi.
Foto: BGNES - arkv, Facebook-Theodore UshevFilmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..