Bashkimi i Oficerëve dhe Rreshterëve të Rezervës, Bashkimi i Shoqatave Trake në Bullgari, Bashkimi Turistik Bullgar dhe Komiteti Mbarëbullgar “Vasill Levski” shprehën zemërimin e tyre për shkak të zgjedhjes së Këshillit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile.
Ata pohojnë se 14 organizatat e zgjedhura prej 200 organizatave joqeveritare që kanë aplikuar në mënyrë elektronike nuk janë përfaqësive. Ata kritikojnë procedurat dhe pohojnë se organizatat e zgjedhura financohen nga jashtë dhe kjo nuk është në përputhje me mendimin e Komisionit Kundër Korrupsionit. Të pakënaqurit thonë se në se qeveria nuk ndryshon zgjedhjen, ata do të krijojnë një Këshill alternativ të Shoqërisë Civile.
Këshilli për Zhvillimin e Shoqërisë Civile ishte zgjedhur me votim elektronik që përfundoi më 13 maj. Këshilli do të funksionojë për herë të parë në Bullgari si organ konsultativ pranë Këshillit të Ministrave dhe do të hartojë dhe implementojë politika në përkrahje të zhvillimit të shoqërisë civile në Bullgari.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..