Parlamenti Evropian miratoi përfundimisht rregullat e reja për transportin e mallrave brenda Bashkimit Evropian. Janë hedhur poshtë të gjitha propozimet për amendamente dhe ndryshime në paketën “Mobilitet”.
Shoferët nuk do të mund të përdorin më pushimet e tyre javore në kabinën e automjetit. Në se kalojnë pushimet jashtë shtëpisë, akomodimi në hotel do të mbulohet nga punëdhënësi. Imponohet dhe një afat 4-ditësh i pritjes mes transportimeve të ndryshme në të njëjtën vend me të njëjtin kamion. Pas kalimit të tetë javëve jashtë shtetit, ku është regjistruar mauna, ajo detyrimisht duhet të kthehet në të, edhe në se nuk mund të transportojë mall dhe duhet të kthehet boshë.
8 shtete, ndër të cilat është Bullgaria, do të apelojnë tekstet e reja legjislative në Gjykatën e Bashkimit Evropian. Sipas tyre kthimi i automjeteve në vendin e regjistrimit do të sjellë ndotje suplementare dhe është jashtë çdo logjike ekologjike.
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..