Ambasadorja e SHBA-së Herro Mustafa, ambasadori i Rumanisë Ion Galea dhe ambasadorja e Gjeorgjisë Tamara Liluashvili bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe shefin e mbrojtjes admirali Emill Evtimov vizituan elementin ushtarako-detar të koordinimit për Detin e Zi.
Ambasadorët u njohën me mundësitë dhe detyrat e elementit ushtarako-detar të koordinimit. Me vizitën e tyre ata shprehën edhe solidaritetin e vet ndaj përpjekjeve të Bullgarisë për krijimin e kësaj qendre detare të koordininimit, komentoi Karakaçanov.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari Ministri bullgar deklaroi se projekti për gjuajtësit F-16 nuk do të vonohet për shkak të Covid-19. “Në një letër nga Pentagoni dhe nga firma zbatuese “Lockheed Martin” na siguruan se pandemia nuk i ka vonuar afatet për zbatimit të marrëveshjes”, tha Karakaçanov.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..