Ultramaratonisti Vlladimir Stavrev filloi vrapimin e një distance prej 721 kilometrash në itinerarin “Danubi Ultra” i cili është paralel i rrjedhës së lumit Danub nga fshati Kudelin deri në fshatin Duran Kullak pranë Detit të Zi. Maratonisti tashmë ka kaluar përmes qytetit Mezdra, para kësaj edhe përmes qyteteve Vidin, Dunavci, Llom Kozlloduj, etj. Pritet që në kuadrin e një jave ai të kalojë tërë itinerarin.
Vlladimir Stavrev ka qëllim të kalojë trasenë më të gjatë turistike në Bullgari – itinerarin për çiklistë “Danubi Ultra”, që të popullarizojë mbi 100 vendbanimet në trase.
Në sajtin e organizatorëve ka një hartë ku vëzhgohet online lëvizja e vrapuesit.Në verilindje të Bullgarisë, lumi Rusenski Llom dhe degët e tij – Çerni, Beli dhe Mallki Llom – kanë skalitur një peizazh shkëmbor të ashpër me shpella të fshehura dhe lugina të qeta, ku jehon vetëm kënga e zogjve. Në këto kanione, gjatë shekujve, janë..
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..