Ultramaratonisti Vlladimir Stavrev filloi vrapimin e një distance prej 721 kilometrash në itinerarin “Danubi Ultra” i cili është paralel i rrjedhës së lumit Danub nga fshati Kudelin deri në fshatin Duran Kullak pranë Detit të Zi. Maratonisti tashmë ka kaluar përmes qytetit Mezdra, para kësaj edhe përmes qyteteve Vidin, Dunavci, Llom Kozlloduj, etj. Pritet që në kuadrin e një jave ai të kalojë tërë itinerarin.
Vlladimir Stavrev ka qëllim të kalojë trasenë më të gjatë turistike në Bullgari – itinerarin për çiklistë “Danubi Ultra”, që të popullarizojë mbi 100 vendbanimet në trase.
Në sajtin e organizatorëve ka një hartë ku vëzhgohet online lëvizja e vrapuesit.Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..
Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..