Sot kemi takim të këshillit të koalicionit. Jemi zgjedhur në mënyrë demokratike. Shoqëria është e ndarë, ai i cili është në pushtet mund të bëjë një hap prapa, tha para Televizionit Nova Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Për ne nuk ka variant të lehtë. Në qoftë se japim dorëheqje do të dëshpërojmë njerëzit, të cilët kanë votuar për ne. Nga ana tjetër ka ndarje. Unë nuk do të pranoj ta zëvendësoj Kryeministrin në qoftë se ai jep dorëheqje, sqaroi Donçev.
Ka dhe një variant për dorëheqje në fund të shtatorit. Kështu Parlamenti do të mund të miratojë ligje, të cilat do ta lejojnë qeverinë teknike për të kaluar dimrin. Çfarë do të ndodhë – do të shohim gjatë disa ditëve në vijim.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..