4
Zhvillimi i turizmit regjional – kjo është ideja për hapjen e një qendre aventureske në qytetin Bellogradçik. Dhe pavarësisht se është fare e re, ajo disponon një arsenal të pasur prej dëfrimeve. “Një javë në vendin më të bukur në Bullgari nuk është i mjaftueshëm - një ditë do të fluturosh me balonë mbi shkëmbinjtë e Bellogradçikut, në ditën tjetër do të provosh hipizmin, ditën e tretë do të qëllosh me pistoletë autentike ose pushkë”, thotë Eftim Stefanov, drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillim Regjional dhe Qendër Biznesi-Vidin, e cila qëndron në qendër të projektit. Turistët mundin po kështu të degustojnë mbi 50 lloje verë regjionale, të shëtisin off road me xhip ose me biçikletë elektrike malore, të lundrojnë me varkë në liqenin Rabishko ose në Danub.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..