Aleksandrina, familja e së cilës është nga qyteti Pazarxhik, por jeton në Holandë prej 20 vjetëve, u shpall nxënëse e vitit 2020. Një fotografi e saj, bashkë me mësuesen e saj kujdestare, është e vendosur nëpër tabela të shumta nëpër qytet, si dhe në sajtin e shkollës së saj. Njohja vjen për shkak të mesatares së saj të lartë.
Aleksandrina është me një prejardhje rome. Vajza tregon se ia dedikon të gjitha arritjet dhe sukseset e saj familjes. Prindërit e saj gjithmonë e kanë inkurajuar që të mësojë dhe të zhvillohet nga ana intelektuale - pohon nxënësja e shkëlqyer. Këmbëngulja e saj e madhe nuk mbetet pa u vënë re në shtetin e huaj dhe ajo fiton një vëmendje të posaçme.
“Dhe unë isha një nxënës shumë i mirë, por nuk pata mundësinë të vazhdoj të mësoj në Bullgari” - thotë në një intervistë të dhënë për televizionin Nova Janko Jankov - babai i Aleksandrinës. Prindërit e tij kanë qenë bojaxhinj dhe ai e ka trashëguar zanatin e tyre. Me këtë merret në këtë moment dhe në Holandë.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..