Komisioni juridik pranë Kuvendit Popullor pranoi propozimet e GERB-it për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Partia në pushtet propozoi korrigjime të cilat parashikojnë zgjedhjen mazhoritare të gjysmës së deputetëve në Kuvendin e Madh Popullor si dhe mundësi për votim me makina në të gjitha seksionet me më se 300 zgjedhës.
Nuk u përkrah propozimi i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri për ndryshimin e mënyrës së formimit të seksioneve elektorale dhe për heqjen e mundësisë për të votuar “Nuk e përkrah asnjërin”.
Krum Zarkovi nga Partia Socialiste Bullgare tha, se Kodi Zgjedhor korrigjohet kur “zgjedhjet trokasin në portë”.
Tekstet duhet të diskutohen dhe të miratohen nga deputetët.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..