Në një takim me shefat e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, të Kryedrejtorisë së Punëve të Brendshme të Kryeqytetit dhe me kryesekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Presidenti Rumen Radev u bëri apel institucioneve përgjegjëse për të punuar në një bashkëpunim më të ngushtë që të garantohet siguria e qytetarëve gjatë protestave.
Radev deklaroi se protestat e bullgarëve në vend dhe jashtë shtetit dhe rritja e tensionit vendosin në qendër të vëmendjes punën e shërbimeve të sigurisë.
“Shoqëria pret përgjigje të pyetjeve se pse shëndeti dhe jeta e policëve ishin rrezikuar për shkak të veprimeve të provokatorëve dhe a ka informacion se cilët janë këta persona? Pse organet e rendit publik silleshin në mënyrë brutale me njerëz që nuk kanë aspak lidhje me provokatorët?” – vuri në dukje Radev.
Kryesekretari i MPB-së Ivajllo Ivanov deklaroi se veprimet e policëve ishin planifikuar në mënyrë perfektë. “Mendoj se në të gjitha veprimet tona gjatë këtyre 50 e ca ditëve të protestave policët treguan se janë të paanshëm.”Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..