Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva nderoi në majën Kajmakçalan në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut kujtesën e ushtarëve të vrarë bullgarë gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri të ditur BTA. Në fjalimin e vet ajo tha se Kajmakçalan është një nga shtyllat e kujtesës kombëtare, famës luftarake dhe nderit ushtarak bullgar.
Mbi 6000 ushtarë dhe oficerë filluan betejat gjatë muajit gusht të vitit 1916. Gjatë tetorit nga maja u kthyen më pak se 800.
Nga breshëria e artilerisë së Antantës lartësia e Kajmakçalan u ul nga 2532 në 2521 metra.Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..