Gjyqtarë nga Gjykata Rajonale e Sofjes dolën në protestë para godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor për të shprehur pakënaqësinë nga Sistemi Unik Informativ Gjyqësor. Pritet të paraqesin kërkesë të dytë për zgjidhjen e problemeve me softuerit të ri. Javën e kaluar më se 130 gjyqtarë nga gjykata më e madhe bullgare refuzuan të punojnë me programin e ri përderisa problemet nuk do të zgjidhen. Magjistratët thirrën për vendosjen e një drejtësie të vërtetë elektronike në kontekstin e pandemisë në rritje.
Pak më vonë ministrja e drejtësisë Desisllava Ahlladova komentoi se shkaku për vështirësitë është periudha e shkurtër e testimit të sistemit. Për këtë arsye veprimi i tij do të ndërpritet për tre muaj.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..