Mënyra më e mirë që t’i jepet nder Goce Dellçevit është ndërtimi i autostradës Shkupi-Sofja dhe ajo ta mbajë emrin e revolucionarit Goce Dellçev, propozoi Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, transmetoi BGNES.
Pyetjes nëse autoritetet maqedonase kanë qenë në dijeni të memorandumit bullgar dërguar BE-së në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe Osmani tha se si vend-kandidat ata nuk janë pjesë e korrespondencës zyrtare mes shteteve anëtare.
Bullgaria i dërgoi Këshillit të BE-së një memorandum me pozitën e vet për aderimin e Maqedonisë së Veriut. Sofja kërkoi që Shkupi të respektojë strikt parimet dhe vlerat e BE-së dhe Traktatin e Fqinjësisë së mirë, i cili u firmos nga dy vendet tona në vitin 2017.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..