Lëvizja kombëtare “Rusofilët” zhvilloi një mbledhje të përbashkët, në të cilën u miratua një strategji e re deri në vitin 2024, transmetoi TASS. Përveç krijimit të një organizate ndërkombëtare rusofile rusofilët bullgarë janë duke shqyrtuar edhe krijimin e një projekti partiak-politik.
Nikollaj Malinov u rizgjodh kryetar. Sipas fjalëve të tij vitin e kaluar janë arrestuar 16 aktivistë të tyre. Prokuroria ka kontrolluar të gjitha 240 strukturat e tyre, të cilat bashkojnë 35 000 anëtarë.
Rusofilizmi kulturor nuk mund të jetë as i majtë, as i djathtë, as liberal. Prandaj sipas studimeve të ndryshme sociologjike rreth 80% prej bullgarëve deklarojnë se janë rusofilë, thotë Malinov.
Duke i komentuar protestat antiqeveritare me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev, lideri vuri në dukje se anëtarët e tyre nuk dalin në rrugë dhe nuk marrin pjesë në aksione të tilla. Mirëpo, pikërisht Prokuroria, e cila gjatë muajit korrik hyri në Administratën e Presidentit për të bërë bastisje, është shkaku për protestat në masë.
Sipas Malinovit populli ka parë se gjatë demokracisë nuk ka marrë liri, por e ka humbur, transmetoi BGNES.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..