Në sajë të prezantimit të shkëlqyer dhe të 5 fitoreve përfundimtare në klasifikim, Bullgaria fitoi Kupën e Kombeve Ballkanike 2020 në kampionatin e përfunduar në MotoCross në qytetin Trojan. Gara qe dhe rrethi i 5 nga kalendari i BMV European championship. Morën pjesë 132 pilotë nga Bullgaria, Turqia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Tek klasa më e ulët MX50 në vend të parë u ngjit rumuni Stefan Stojçicu. Në MX 65 një fitore kategorike arriti Vencisllav Toshev në të dyja garat. Tek klasa MX85 i parë në të dyja manshet qe Zoltan Ordog nga Rumania. Në MX2 Nikollaj Malinov u ngjit në vendin e parë në podium.
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...