Ideja e prodhuesve bullgarë të verës është që përmes popullarizimit të një vere prodhuar nga një varietet rrushi, i cili haset vetëm në Bullgari, pija të bëhet edhe më e njohur tek ne dhe jashtë kufirit. Kurse ajo me të vërtetë meriton vlerësimet e mrekullueshme të vlerësuesve nga e gjithë bota.
Varieteti “mavrud” është një pjesë e pandarë nga itineraret e njohura të verës, të drejtuara kryesisht për të huajt. Ky është një nga varietetet më të vjetra të rrushit. Mavrudi konsiderohet si shumë i vlefshëm dhe me cilësi të lartë të rrushit të kuq. Ai piqet më vonë, kurse vera e prodhuar prej tij ka një ngjyrë të fortë prej rubini, të mos flasim për aromën e dendur dhe të pa rezistueshme!
Në Bullgari ka rreth 40 kantina, të cilat prodhojnë verë nga varieteti Mavrud. Rreth 30 prej tyre pranojnë turistë në sallat e përshtatshme të pajisura për këtë qëllim për ta degustuar.
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..