25 mikrobusë të MPB-së me shoferë dhe një njeri me përgatitje të posaçme për të dhënë ndihmë urgjente mjekësore i janë dorëzuar Qendrës për Ndihmë Urgjente Mjekësore, njoftoi para BNR-së Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov. Ai shtoi se në sistemin për ndihmë urgjente do të përfshihen të gjitha ambulancat private.
“Ka shtretër të mjaftueshëm për pacientët me koronavirus në Sofje dhe në vend”, siguroi Ministri prof. Kostadin Angellov. Ai vuri në dukje gjithashtu se me ndalimin e operacioneve të planifikuara nuk ndërpritet mjekimi i njerëzve, por “prioritizohet”
U bë e qartë gjithashtu se në Kuvendin Popullor është parashtruar “një ndryshim ligjor”, i cili parashikon që spitalet të cilat refuzojnë të mjekojnë pacientë me koronavirus të mos financohet nga Arka e Shëndetësisë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..