Hotelierët do të ofrojnë hotele të zbrazëta gjatë stinës dimërore, ku të vendosen të sëmurë nga koronavirusi. Kështu ata do të mund ta ndihmojnë sistemin shëndetësor në situatën e rëndë pandemike, Ideja është që të mos arrihet në ndërtimin e spitaleve fushore për pacientë me koronavirus. Shpenzimet rreth vendosjes në hotele do të ndërmerren nga shteti. Këtë e tha në një intervistë për televizionin Nova Ministrja e Turizmit Marijana Nikollova. Ajo saktësoi se për parimin e financimit do të merren vesh Ministria e Shëndetësisë dhe hotelieri konkret.
Pritet që deri në fund të javës dega turistike të propozojë hotele konkrete.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..